Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedonia njofton Memorandum bashkëpunimi mes Komunave të Kinës dhe rajonit të Evropës Qendrore-Lindore, nënshkruese edhe Komuna e Gostivarit.
Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, delegacioni nga Republika e Maqedonisë ku i pranishëm është edhe nënkryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjeve Lokale dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, mori pjesë në takimin e punës të Asociacionit të Pushteteve Lokale të Republikës Popullore të Kinës.
Në këtë eveniment me të ftuar përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore, u nënshkrua një memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë mes Asociacionit të Pushteteve Lokale të Republikës Popullore të Kinës dhe Pushteteve vendore të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Me këtë memorandum, i hapet rruga bashkëpunimit mes pushteteve lokale të Republikës Popullore të Kinës dhe atyre nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore.
Pjesë e delegacionit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjeve Lokale (BNJVL), është Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiq dhe përfaqësues të biznes sektorit nga Maqedoni ne mesin e të cilëve edhe afaristi i Irfan Jashari nga Gostivari.
Vizita në Kinë do të zgjas deri 18 Qershor – 2016. /Telegrafi/