Site icon Telegrafi

Memorandum bashkëpunimi mes FETI dhe AAC

Agjencioni për Aviacion Civil (AAC) dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike (FETI) do të bashkëpunojnë mes tyre me vetëfinancim në sigurimin e praktikës studentore, dhënie të këshillave për punësim, si dhe projekte zhvilluese-hetuese përmes bashkëpunimit me ekspertë dhe aktivist edukues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë memorandum bashkëpunimi sot e nënshkruan drejtori i AAC-së, Goran Jandreoski dhe dekani i fakultetit të ETI-së Dimitar Tashkovski.

Sipas Jandreoskit, memorandumi është i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, por edhe motivim shtesë për studentët e fakultetit që të futen në garën e dijes dhe përfitimin e aftësife të reja.

Ndërsa sipas dekanit të fakultetit të ETI-së, nënshkrimi i këtij memorandumi, përkrah bashkëpunimit është edhe krijimi i kushteve pët mbështetje reciproke në realizimin e qëllimeve të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version