Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi kërkon urgjentisht nga qeveria të ndërmarrë hapa për anëtarësimin e Kosovës në KE

Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës është një nga ngjarjet më tragjike të viteve të fundit dhe se populli i Kosovës e ndjen shumë më ndryshe atë nëpër të cilën po kalon populli ukrainas, duke pasur parasysh se e ka historinë e freskët nga tmerret e luftës që përjetoi nga Serbia.

“Padyshim agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili nuk ishte i provokuar, është një nga ngjarjet më tragjike të këtij viti por edhe të shumë viteve të fundit sepse po flasim për pushtimin ajror dhe tokësor të një shteti të pavarur dhe sovran, i cili nuk e ka provokuar me veprimet e tij një gjë të tillë.

Ne si Kosovë që e kemi përjetuar vetë luftën, një luftë të pabarabartë, e ndjejmë edhe më ndryshe se sa shtetet që më të vërtetë janë duke e mbështetur popullin dhe Qeverinë e Ukrainës, sepse në lëkurën tonë e kemi përjetuar tmerrin e luftës”, theksoi Krasniqi gjatë një intervistë në RTK.

Lideri i PDK-së kërkoi që qeveria të ndërmarrë hapa urgjentë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

“Nëse ne vazhdojmë të jemi neglizhentë dhe të vetëkënaqur ne nuk besoj se ju biem ne mend njerëzve sepse kanë edhe tema tjera.”, theksoi ai.

Exit mobile version