Site icon Telegrafi

Memli feston ditëlindjen, Teuta i dedikon një urim të veçantë (Foto)

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 37-të.

Në këtë datë të veçantë për të, ai është uruar nga shumë miq të tij në rrjetet sociale, gjersa urimin më të veçantë e ka marë nga motra e tij, aktorja e njohur Teuta Krasniqi.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të vajzave të saj, ku shfaqen krah Memlit, teksa në mbishkrimin e fotografisë i ka dedikuar atij disa fjalë emocionuese,

“Urime për vëllaun më të mirë ndonjëherë. Jam motër me fat dhe e bekuar që të kam ty në jetë. Urime ditëlindja, paç shëndet dhe mbarësi në çdo aspekt të jetës. Vazhdofsh me na bo krenarë gjithmonë Daja, të duam shumë, Tara, Kaia dhe Tuti”, kanë qenë fjalët e aktores. /Telegrafi/

Exit mobile version