Site icon Telegrafi

Memeti: Fillimisht duhet të shihet efekti i masave lehtësuese, pastaj të flitet për mbajtjen e zgjedhjeve

Pa një vlerësim real të gjendjes shëndetësore, nuk mund të konstatohet se vendi ka kushte për zgjedhje parlamentare. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti për “Programin 200” thotë se si fillim duhet të shihet efekti i masave lehtësuese, që me pas të mund të vlerësohet organizimi i zgjedhjeve.

Për momentin nuk duhet nxituar. Memeti shton se vlerësimi i gjendjes për zgjedhje do të mund të bëhej dy javë pasi numri i të infektuarve të jetë nën 10. Sipas Memetit organizimi i zgjedhjeve, angazhimi i vëzhguesve dhe komisionerëve në hapësira të ngushta bie në kundërshtim.

“Është shumë herët të flasim pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Do të bëjmë vlerësim real, do t’i lehtësojmë masat, t’i shohim reaksionin e qytetarëve dhe publikut dhe me këtë ta dimë sa teste do të bëhen, sa pozitive, sa do të kemi në spitale dhe mbi gjitha IPSH e ndjek gjendjen shëndetësore, nuk merret politik. Ne do ta themi gjendjen shëndetësore dhe nuk është mirë të ngutemi”, deklaroi Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Exit mobile version