Site icon Telegrafi

“Melodia”, së shpejti lansohet nga Skerdi

Skerdi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago, është në përgatitje të një projekti tjetër të ri muzikor.

Artisti, i cili këtë vit solli projekte e bashkëpunime të shumta, ka njoftuar fansat se së shpejti pritet të sjellë këngën e re.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

A jeni gati per videoklipin e ri?”, ka qenë përshkrimi krahas fotos ku tregon se mban titullin “Melodia”.

Ky projekt ka deklaruar se do jetë sërish bashkëpunim, ndërsa duket se këtë herë do të bashkojë forcat me reperin Gent Fatali.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në bazë të komenteve që pranoi, kënga siç shihet mezi po pritet edhe nga admiruesit e muzikës së tij.

Theksojmë që prurja e fundit muzikore e lansuar nga Skerdi titullohet “NKN”, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten Samanta Karavella. /Telegrafi/

Exit mobile version