Telegrafi

Melo: Pioli më ka dhënë besim

Mesfushori i Interit, Felipe Melo, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Sassuolos në Mapei Stadium.

Braziliani ishte një nga më të mirët në fushë, por fatkeqësisht e përfundoi ndeshjen më herët dhe për këtë mesfushori nuk pajtohet se gjyqtari mori vendim të drejt.

“Ishte një fitore e rëndësishme kundër një skuadre të fortë në shtëpi”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Sassuolo 0-1 Inter

“Kundër Lazios do të jetë një jetë një tjetër ndeshje e rëndësishme dhe fitorja e sotshme na ka ngritur moralin”.

“Kartoni i kuq? Jam i nervozuar sepse përjashtimi nuk ishte i drejt, por ndodhi. Ishte faull, por jo për karton. Mund të gabojmë, jemi njerëz. E rëndësishme është se kemi fituar dhe unë kam bërë një paraqitje të mirë”.

“Pioli? Më ka dhënë besim dhe më ka bërë të ndihem edhe një herë lojtar. Më ka dhënë mundësi të luaj, e falënderoj atë dhe mbi të gjitha zotin. Për mua është e rëndësishme të ndihmoj skuadrën”, ka thënë Melo. /Telegrafi/