Telegrafi

Melo: Largohem nga Interi nëse dikush më paguan 50 milionë euro

Felipe Melo ka bërë shaka duke thënë se do të largohet nga Interi vetëm nëse dikush i ofron atij 50 milionë euro.

“Të gjithë kanë shpresuar se Interi do të sfidojë për majën e tabelës deri në fund, por ne duhet ta kuptojmë se kjo skuadër është përmirësuar që nga sezoni i kaluar”.

“Ne jemi skuadër e re, shumë lojtarë kanë ardhur gjatë verës dhe nuk është lehtë. Objektivi ishte kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por sidoqoftë jemi në Evropë”.

“A është kjo ndeshja ime e fundit në San Siro? Në rregull, nëse ndonjë klub i madh vjen dhe më paguan mua 50 milionë euro dhe 50 milionë të tjera Interit, atëherë do të largohem”.

“E dua këtë skuadër dhe kam edhe tre vite të tjera në kontratë”, ka deklaruar Melo për Mediaset Premium. /Telegrafi/