Telegrafi

Melo kthehet në Galatasary

Njëri ndër transferimet e Interit ishte edhe Felipe Melo që nuk ka bindur drejtuesit zikaltër dhe pritet të kthehet në Turqi.

Mesfushori brazilian që më parë ka luajtur edhe te Fiorentina dhe Juventusi në Serie A, nuk ka bindur as te Interi.

Melo ka ardhur fillimisht si huazim nga Galatasaray, por Interi nuk do ta përdorë të drejtën e blerjes.

Shifra ishte 8.5 milionë euro për kartonin e tij.

Ai ka ardhur së bashku me brazilianin tjetër Alex Talles i cili mund të qëndrojë te zikaltërit. /Telegrafi/