Telegrafi

Meliza Haradinaj takohet me shefin e intelegjencës së Ukrainës, njeriun më të kërkuar nga Putini

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj është takuar me kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Haradinaj tha se Budanov është njeriu më i kërkuar i Putinit, pasi udhëheq në mënyrë kolosale operacione efektive të inteligjencës kundër Rusisë.

“Takimi me shefin e intelegjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov në Kiev ishte një nder i madh. Më i kërkuari i Putinit dhe shtylla kurrizore e mbrojtjes së Ukrainë, Budanov drejton në mënyrë kolosale operacione efektive të inteligjencës kundër Rusisë”.

Haradinaj tha se shprehu mbështetjen e përzemërt për luftën e Ukrainës për liri, dhe gjithashtu shpresat e mëdha të Kosovës për lidhje edhe më të forta miqësie me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Budanov përgëzoi vendin tonë për përballjen me sukses të ambicieve shkatërruese të Putinit në Ballkan dhe falënderoi Kosovën për solidaritetin dhe mbështetjen ushtarake të ofruar për Ukrainën”, shkroi Haradinaj në platformën “X”.