Telegrafi

Melisa Lleshi shpërthen në lot pas largimit të Blastës nga shtëpia e Big Brother

Foto: Screenshot/Facebook

Ditën e djeshme (e shtunë) u bë e ditur që Blasta ka përfunduar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ai u largua nga programi pasi u lëndua aksidentalisht nga Artani në zonë intime, gjë që e bëri të marrë trajtim mjekësor edhe në spital.

Edhe pse gjendja e tij ishte stabile u njoftua se ai do të largohej nga gara dhe çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.

Kjo bëri që të mërziteshin banorët e tjerë e më rëndë e përjetoi konkurrentja Melisa Lleshi.

Lexo po ashtu Pas lëndimit në pjesën intime, Blasta lajmërohet nga spitali

Ajo ndërkohë kishte nisur një njohje me reperin ferizajas dhe ruante raporte shumë të mira.

Në bisedën që bëri pas kësaj me Artanin, Melisa i tha që nuk duhej të ndihej në faj për largimin e tij.

Blasta ndryshe u lëndua nga Artani në spektaklin e së premtes (24 shkurt), teksa ishin së bashku duke hekurosur një bluzë. /Telegrafi/