Telegrafi

Melisa Lleshi publikon këngën e re “Leje”

Melisa Lleshi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Artistja, e cila ka pak muaj që ka debutuar në tregun muzikor shqiptar, ka sjell këngën e dytë me radhë.

“Leje” mban titullin projekti, të cilin njëherësh e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Melisa Lleshi (Foto: YouTube)

Muzikën dhe tektin e ka shkruar Irkenc Hyka, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur JoJo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi ndërkohë i është besuar produksionit Imagine Films.

Melisa Lleshi (Foto: YouTube)

Duhet theksuar se Melisa është bërë e njohur nga formati “Përputhen”, tashmë një emision i popullarizuar në Shqipëri.

Protagonist i videoklipit është edhe Andi Shehu, i cili po ashtu ishte pjesë e emisionit të lartpërmendur. /Telegrafi/