Site icon Telegrafi

Melisa Lleshi: Dua ta adoptoj një fëmijë, ndoshta vitin tjetër

Foto: Screenshot/YouTube

Melisa Lleshi është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova.

Ajo i është bashkuar banorëve të tjerë, të cilët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka bërë disa biseda me këngëtarin Blasta.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment, bukuroshja e njohur është shprehur se dëshiron ta adoptojë një fëmijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melisa Lleshi

Lleshi tutje në vazhdimësi të bisedës bën me dije se kjo mund të ndodh gjatë vitit të ardhshëm.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë kam qejf të adoptoj një fëmijë, jam duke dashur të bëj shumë gjëra se ka shumë gjëra, edhe nga viti tjetër ndoshta”, tha ajo.

Melisa përndryshe që disa vite është futur në tregun muzikor shqiptar dhe ka realizuar disa këngë. /Telegrafi/

Exit mobile version