Artistja e re, Melisa Lleshi, gjatë ditës së sotme (e premte) ka lansuar projektin e parë muzikor.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa kishte shpërndau edhe sekuenca nga klipi i ri.
“U kry” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Bini Diez.
Tekstin e ka shkruar producenti dhe ImeperiAlb, kurse për xhirimet e klipit u përkujdes Imagine Films.
Melisa u pa me një stil tejet të veçantë, ndërsa mori vëmendje më lëvizjet provokuese që bënte.
Kujtojmë se artistja u bë e njohur përmes pjesëmarrjes së saj në programin për të rinj, Për’puthen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=32Rea9Impjw