Sonte (e premte) në ‘reality-show’-n e Big Brother VIP Kosova ka hyrë edhe një tjetër banore e re.
Melisa Lleshi e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në emision e dashurisë në Shqipëri “Përputhen” është pjesë e shtëpisë së famshme të BBVK.
Ajo njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe energjike që do të bëjë që t’i jap edhe më shumë dinamikën e lojës në Big Brother VIP Kosova.
Brenda shtëpisë së famshme, Melisa zbuloi se po hyn beqare dhe tha se do të jetë e drejtpërdrejtë me banorët dhe publikun gjatë rrugëtimit të saj në spektakël.
Kujtojmë që Melisa pak javën parë ishte gjithashtu pjesë edhe e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”.
Theksojmë që javën e kaluar pjesë e Big Brother VIP Kosova u bë edhe humoristi, Vedat Bajrami dhe Atdhe Xharavina. /Telegrafi/