Derisa po vazhdon me sukseset në karrierën e saj muzikore, Melinda Ademi është aktive edhe në rrjetet sociale.
Reperja i mban të informuar fansat e saj për aktivitet muzikore, ndërsa nuk heziton ta vë në plan të parë edhe dukjen e saj.
Bukuroshja numëron mbi 917 mijë ndjekës në Instagram, ku kohë pas kohe publikon fotografi që tregojnë hiret e saj.
Ajo ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime me një imazh të ri, në të cilin shfaqet e veshur me të zeza dhe e ulur në shkallë.
Ndryshe, këtë muaj, Melinda e ka publikuar videoklipin e këngës “Karma” që tashmë i ka kaluar tre milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/