Telegrafi

Melinda tregon dukjen e saj natyrale duke pozuar pa makijazh

Melinda Ademi është njëra nga këngëtaret që po pëlqehet mjaft shumë për prurjet muzikore që ka sjellë për fansat e saj.

“Çifteli”, është projekti më i fundit i lansuar nga ajo gjatë muajit mars që u mirëprit nga publiku dhe tanimë numëron afro tetë milionë shikime në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Mirëpo, reperja shqiptare nuk heziton që edhe në rrjetet sociale të publikojë imazhe dhe video të njëpasnjëshme, për të cilat merr komente të llojllojshme.

Në imazhet e fundit që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj, Instagram, vjen tërheqëse teksa tregon dukjen e saj natyrale.

“Melinda natyrale”, ka shkruar reperja në përshkrimin e fotografive të postuara.

Theksojmë se, ditë më parë Melinda bëri bujë në media pasi kërkoi ndjesë publike ndaj rep-artistes Tayna. /Telegrafi/