Telegrafi

Melinda sjell një pozë me kostum larjeje nga Islanda

Melinda Ademi (Foto: Norik Uka/Instagram/melindaademi)

Duke qenë e pëlqyer si repere dhe duke qenë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, Melinda Ademi tërheq vëmendjen sa herë publikon imazhe të reja.

Këto ditë bukuroshja ka qëndruar në Islandë, nga ku ka shpërndarë fotografi të ndryshme për fansat e saj.

Lexo po ashtu Melinda mahnit me pozën e re

Një prej imazheve që ka marrë vëmendjen, është poza e këngëtares me kostum larjeje në lokacionin e quajtur Blue Lagoon.

Fotografia ka marrë mbi 70 mijë pëlqime nga fansat e saj në Instagram, të cilët presin me kërshëri publikimin e imazheve të reja të reperes.

Ndryshe, Melinda e publikoi realizimin e fundit muzikor në muajin gusht, pikërisht këngën e titulluar “A po don pak”.

Videoklipi i asaj kënge u lansua më 18 gusht dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 4.3 shikime në YouTube. /Telegrafi/