Melinda Ademi e ka lansuar projektin më të ri muzikor të titulluar “A po don pak”, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.
Panda Music qëndron prapa këtij projekti, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperja në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.
Xhirimi i videoklipit të ri muzikor është realizuar me regji të Valon Azirit, kurse Melinda vjen tërheqëse në skenat e videos muzikore.
Miksimin e ka bërë Niklas Neumann, kurse masterizimi është bërë nga Lex Barkey. ‘Beat-i’ është nga Daltons.
“Pika pika” ishte realizimi më i fundit muzikor i Melindës që u lansua në muajin qershor dhe ka kaluar shifrën prej 13 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/