Melinda Ademi ka bërë bujë gjatë këtij viti me publikimin e disa projekteve mjaft të pëlqyeshme nga fansat e saj të shumtë.
Në ndërkohë, reperja ka qenë aktive edhe në rrjetet sociale, ku kohë pas kohe ka publikuar imazhe që vënë në pah figurën e saj trupore.
Kështu ka vepruar edhe gjatë të dielës duke postuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me rrobabanje në pishinë, ndërsa në plan të parë ka vënë pjesën e pasme të trupit.
“Kemi vetëm një jetë, jetojeni mirë”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram.
“A po don pak” është kënga më e fundit e Melindës që u publikua me videoklip më 18 gusht dhe numëron afro tre milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/