Telegrafi

Melinda paralajmëron këngën e re

Melinda Ademi (Foto: YouTube/Instagram/MelindaAdemi)

Melinda Ademi ka bërë të ditur se është duke e përgatitur projektin e ri muzikor, të cilin do ta lansojë në një të ardhme të afërt.

Këtë njoftim, reperja e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ndërsa e ka publikuar edhe një fotografi e veshur e tëra në rozë.

“Bukur në rozë. Muzikë e re vjen së shpejti”, ka shkruar Melinda në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Theksojmë se reperja së fundi bëri bujë me një ‘freestyle’ në formë të ‘dissit’ drejtuar dy kolegeve tjera të estradës, Tayna dhe Rina Balaj.

Ndërsa kënga e saj më e fundit që u lansua me videoklip është “AMI” që numëron afro dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/