Telegrafi

Melinda mahnit me pozën e re

Melinda Ademi (Foto: Norik Uka/Instagram/melindaademi)

Duke qenë një prej yjeve më të ndjekura në rrjetet sociale, Melinda Ademi nuk heziton të publikojë fotografi që vënë në plan të parë bukurinë e saj.

Gjatë të dielës, reperja e ka postuar një imazh në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 892 mijë ndjekës.

Lexo po ashtu Melinda merr vëmendjen me dukjen tërheqëse

Ajo ka pozuar e veshur me tuta në pjesën e poshtme, teksa ka vënë në plan të parë formësimin e të pasmeve.

Ndryshe, është raportuar se Melinda është në përgatitje të këngës së re, të cilën pritet ta sjellë për fansat e saj.

Një prej realizimeve më të fundit muzikore të saj është “A po don pak” që u publikua në muajin gusht dhe numëron afro katër milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/