Telegrafi

Melinda lanson “All Night”, vjen tërheqëse në videoklip

(Foto: Instagram/melindaademi)

“All Night” është titulli i këngës më të re të Melinda Ademit, të cilën e ka sjellë të kompletuar nga ana vizuale.

Producenti i shumë hiteve, Big Bang, qëndron prapa këtij projekti që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e këngëtares.

Për shkrimin e tekstit është angazhuar vet Melinda, së bashku me Skerdin dhe Gjikon.

Ndërsa ana vizuale i është besuar Valon Azirit, nën regjinë e të cilit është xhiruar videoklipi.

Si gjithmonë, Melinda vjen tërheqëse me pamjen e saj edhe në këtë video muzikore. /Telegrafi/