Telegrafi

Melinda lanson klipin e këngës “AMI” të xhiruar në SHBA

Melinda Ademi (Foto: Screenshot/YouTube/Melinda Ademi)

Melinda Ademi e ka publikuar këngën më të re me titull “AMI”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Projekti është prodhim i Panda Music, me ‘beat-in’ e përgatitur nga Retnik dhe DjR Beatz.

Klipi i ri është xhiruar në SHBA (Foto: Screenshot/YouTube/Melinda Ademi)

Për tekstin e këngës është kujdesur vet Melinda, së bashku me Tonic dhe Denk.

Miksimi është bërë nga Niklas Neumann dhe DjR Beatz, ndërsa masterizimi është realizuar nga Lex Barkey.

Lexo po ashtu Lajmet për Melindën

Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa këngëtarja shfaqet bukur në skenat e videos muzikore.

Kujtojmë që gjatë një interviste për Telegrafi, autorja e hiteve “Lulija” dhe “Palo” kishte rrëfyer për planet dhe projektet e saja në të ardhmen.

Ndërsa sa u përket thashethemeve se kënga “Palo” është një ‘diss’, Melinda ka thënë: “Kënga është hip-hop, ata që e kuptojnë ‘lojën’ e dinë që hip-hopi është fjala e rrugës, “Don’t hate the player – hate the game (mos e urrej lojtarin – urreje lojën)”. /Telegrafi/

Melinda në klipin e këngës “AMI” (Foto: Screenshot/YouTube/Melinda Ademi)