Melinda Ademi e ka publikuar këngën më të re me titull “AMI”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Projekti është prodhim i Panda Music, me ‘beat-in’ e përgatitur nga Retnik dhe DjR Beatz.
Për tekstin e këngës është kujdesur vet Melinda, së bashku me Tonic dhe Denk.
Miksimi është bërë nga Niklas Neumann dhe DjR Beatz, ndërsa masterizimi është realizuar nga Lex Barkey.
Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa këngëtarja shfaqet bukur në skenat e videos muzikore.
Kujtojmë që gjatë një interviste për Telegrafi, autorja e hiteve “Lulija” dhe “Palo” kishte rrëfyer për planet dhe projektet e saja në të ardhmen.
Ndërsa sa u përket thashethemeve se kënga “Palo” është një ‘diss’, Melinda ka thënë: “Kënga është hip-hop, ata që e kuptojnë ‘lojën’ e dinë që hip-hopi është fjala e rrugës, “Don’t hate the player – hate the game (mos e urrej lojtarin – urreje lojën)”. /Telegrafi/