Telegrafi

Melinda interpreton drejtpërdrejt refrenin e “Mëkatare”, nuk mungojnë lëvizjet joshëse

(Foto: Instagram/melindaademi)

Javë më parë, Melinda Ademi e ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Mëkatare”.

Kënga u shoqërua me videoklip dhe tashmë është shndërruar në hit duke grumbulluar mbi katër milionë shikime në YouTube.

Dhe për një milion ndjekësit e saj në Instagram, reperja e ka interpretuar drejtpërdrejt refrenin e kësaj kënge.

Fillimisht, ajo kishte bërë një postim duke kërkuar 5.000 komente, në mënyrë që ta publikonte videon. Dhe meqë u kalua kjo shifër, ajo e postoi këndimin e saj.

Lexo po ashtu Melinda Ademi tregon se kujt i është dedikuar kënga “Mëkatare”: Unë di të bëj gjithçka, nuk do të ndalem për asnjë moment

Melinda ka marrë pëlqime dhe komplimente të shumta nga fansat, por edhe nga kolegët për këtë interpretim. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/melindaademi)

 

(Foto: Instagram/melindaademi)