Në tregun muzikor shqiptar, kohëve të fundit janë shtuar edhe shumë artiste të zhanrit hip-hop. Njëra prej tyre është edhe Melinda Ademi, e cila ka lënë Amerikën për të vazhduar karrierën e saj në Kosovë.
Që nga publikimi i projektit muzikor në bashkëpunim me Seven Saraqin, arriti të grumbullonte miliona klikime në YouTube.
I njëjti fat e përcolli edhe në këngën e fundit, “24 Bars”, e cila është realizuar në mënyrë ‘freestyle’ nga artistja. Me një klip të thjeshtë, kënga e saj tashmë numëron mbi 1.4 milion klikime, për të cilën Melinda ndihet falënderuese ndaj fansave të saj.
“Faleminderit për një milion në këtë kohë kaq të shkurtë, anipse është vetëm ‘freestyle’ e kam bërë me shumë dëshirë dhe nuk i kam pritur gjithë këto komente kaq të mira. Por, kjo është vetëm një nxehje për këngët që i kam bërë gati për këtë verë. Ju do shumë Melinda”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.
Mesazhi drejtuar fansave të saj është bashkangjitur me një video, teksa ajo shihet duke vallëzuar nën tingujt e këngës së saj. /Telegrafi/