Vera e sivjetme ka sjellë një numër të madh bashkëpunimesh ndërmjet artistëve shqiptarë, ndërsa tashmë është paralajmëruar dueti i radhës.
Melinda Ademi dhe Ledri Vula i kanë bashkuar forcat për të sjellë këngën e re me titull “A m’ke dasht”.
Përmes postimeve në profilet respektove në rrjetet sociale, dy reperët kanë njoftuar se projekti i ri publikohet të mërkurën (13 korrik).
Postimi është shoqëruar me disa fotografi të dyshes nga sheshi i xhirimeve.
Kënga solo “All Night” është nga realizimet e fundit të Melindës, derisa Ledri e ka paralajmëruar edhe duetin me Yll Limanin. /Telegrafi/