Dy artistë të njohur janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për reperen Melinda Ademi dhe reperin Bardhi, të cilët kanë realizuar një duet të ri.
Kënga mban titullin “Ferrari” dhe pritet të publikohet së shpejti ndërsa është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ishte Melinda ajo që ka ndarë një pjesë të shkurtër nga videoklipi i ri përmes llogarisë së saj në Instagram.
“Ferrari, së shpejti”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e postimit.
Në klip dyshja paraqiten të veshur me shumë stil, teksa Melinda shfaqet joshëse në kostum lëkure që ia theksonte format joshëse të trupit.
Të shumta ishin edhe komentet nga ana e fansave që padyshim presin me padurim bashkëpunimin e tyre.
Ndërkohë, theksojmë që ky do të jetë dueti i parë i dyshes që vjen pak para fillimit të sezonit veror. /Telegrafi/