Telegrafi

Melinda Ademi vë në pah të pasmet në pozat e reja

Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Ajo ka njoftuar fansat se po vjen në një bashkëpunim me Rina Balajn, kënga e të cilave mban titullin “Tornado”.

Derisa po xhirojnë klipin e ri, bukuroshet nuk kanë hezituar që të ndajnë edhe fotografi provokuese.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë së fundmi Melinda që ka ndarë disa imazhe në bikini duke vënë në pah format e bujshme trupore.

Lexo po ashtu Melinda Ademi dhe Rina Balaj janë bërë bashkë për një projekt muzikor

E njëjta ka shfaqur të pasmet, gjersa po shijon edhe disa ditë pushimi në një vend të veçantë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ribashkimi me Rinën vjen pas pajtimit të tyre, duke qenë se në fillim ishin rivale me njëra-tjetrën.

Ato tani janë pjesë e një menaxhmenti dhe të shumtën e kohës po e kalojnë bashkë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram