Telegrafi

Melinda Ademi sqaron të vërtetën rreth këngës “X5”: Nuk është ‘diss’ ndaj askujt

Gjiko dhe Melinda (Foto: YouTube)

Reperja shqiptare, Melinda Ademi, ditën e djeshme (e diel) solli projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Projekti i titulluar “X5” u prit shumë mirë nga publiku, përkundër se u aludua në rrjetet sociale se ishte bërë një ‘diss’.

Për të thënë të vërtetën e kësaj, artistja e njohur ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Melinda deklaron se kënga nuk i është bërë ‘diss’ askujt dhe se nuk duhen keqkuptuar gjërat.

Lexo po ashtu Gjiko dhe Melinda sjellin këngën e re "X5"

“Kisha dasht me sqaru që kënga X5 nuk është diss ndaj askujt. Nuk ka nevojë me u keqkuptu asgjë mes rreshtave të këngës. Paqe dhe suksese për të gjithë. Shkojmë për dy milionë sot”, ka shkruar ajo.

“X5” përndryshe për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e 1.6 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/