Melinda Ademi duket se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video në llogarinë e saj personale, Instagram, derisa shfaqet duke kënduar një pjesë të shkurtër të këngës së re.
Ajo shfaqet tejet atraktive nga makina dhe si përshkrim të videos e ka publikuar thuajse gjithë tekstin e kësaj kënge.
Të shumta ishin komentet e fansave të saj, të cilët mezi po presin për këtë projekt të reperes shqiptare.
Ndërkaq, kjo vjen pas projektit “A po don pak”, i cili është lansuar një muaj më parë dhe tashmë ka marrë mbi tre milionë shikime në YouTube.
Edhe pas sezonit të verës, Melinda po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar me koncerte në mbarë trojet shqiptare dhe jo vetëm. Ajo është tejet e kërkuar në tregun tonë muzikor dhe vetëm për pak vite karrierë ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.
Melinda po ashtu konsiderohet të jetë rivale e repereve tjera, përfshirë Rina Balajn dhe Taynën, me të cilat pati konflike virtuale muaj më parë. /Telegrafi/