Site icon Telegrafi

Melinda Ademi shfaqet mahnitëse në setin e ri fotografik

Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi, është ndër më të komentuarat në faqet rozë.

Bukuroshja brune përpos prurjeve të reja muzikore, mban të azhurnuar fansat edhe përmes postimeve të ndryshme.

Në një të fundit në rrjetin social Instagram, Melinda ka publikuar setin e ri fotografik, me të cilin ka mahnitur një milion ndjekësit.

(Foto: Instagram)

Për veshje ajo ka zgjedhur ngjyrën bezhë, ndërsa në fokus ka vënë edhe linjat e bujshme trupore.

“Kujtojeni këtë fytyrë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

(Foto: Instagram)

Kësaj radhe artistja dukej më ndryshe, pasi kishte vendosur edhe lente të syve me ngjyrë të gjelbër.

Theksojmë se “X5” mban titullin projekti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Gjikon. /Telegrafi/

Exit mobile version