Site icon Telegrafi

Melinda Ademi së shpejti me projekt të ri: Kur lansoj këngë, gjysma qajnë

Melinda Ademi Foto: Instagram/melindaademi

Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi, duket se do të kthehet më fuqishëm se kurrë më parë.

Pas një periudhe të shkurtër pauze, artistja tashmë ka bërë të ditur se ka të gatshme projektin e ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke ndarë edhe disa imazhe atraktive.

Në rend të parë ajo ka theksuar tiparet e bujshme trupore, duke përçuar tek fansat edhe një mesazh interesant.

“Kur lansoj këngë, gjysma qajnë, plot gjuajnë por nuk më vrasin”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi mori një sërë komentesh, fansa të cilët mezi po presin publikimin e këngës së saj.

“Mëkatare” në anën tjetër mbetet hiti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version