Për një periudhë të shkurtër, Melinda Ademi është shkëputur nga rrjetet sociale.
Një veprim i tillë ka ardhur pasi nëna e saj kishte ndërruar jetë, lajm të cilin e bëri të ditur vet ajo.
Si duket artistja tashmë është rikthyer, pasi në Instagram ka postuar disa fotografi tejet atraktive.
Bukuroshja brune u shfaq me një veshje me prerje interesante, duke theksuar kështu fizikun e formësuar.
Flokët i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh zgjodhi nuanca më të errëta.
“Muzikë për veshët tuaj”, ka shkruar ajo në përshkrim.
“Mëkatare” ndërkohë është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj. /Telegrafi/