Telegrafi

Melinda Ademi rikthehet në Prishtinë dhe njofton fansat se ka nisur punën për këngën e re

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Ajo i kishte munguar rrjeteve sociale prej disa javësh.

Bëhet fjalë për këngëtaren Melinda Ademi, e cila bëri një tërheqje nga muzika pas vdekjes së të ëmës – e cila ndërroi jetë në muajin mars nga kanceri i gjirit.

E njëjta duket se është rikthyer në Prishtinë duke qenë se prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Me anë të një postimi të publikuar në rrjete sociale, 25 vjeçarja ka azhurnuar fansat për kthimin në punë që siç njofton po vjen edhe me këngë të re.

“Jam rikthyer në punë. Prishtina”, ka qenë përshkrimi i njërit prej postimeve të shpërndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu 46 ditë pas humbjes së nënës, Melinda Ademi vjen me një mesazh në rrjete sociale: Ju premtoj se do të kthehem më e fortë se kurrë

“Melinda është kthyer, tregoji një miku/e”, shtoi në tjetrën.

Në një postim paraprak, Ademi theksoi se do të vazhdojë ëndrrën e të ëmës për të bërë muzikë e po ashtu deklaroi për fansat se nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë. /Telegrafi/