Momentalisht është njëra nga femrat më të përfolura në showbizin vendor.
Dhe Melinda Ademi, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve të saj falë postimeve provokuese që publikon.
E tillë shfaqet edhe në videon e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, derisa është në palestër dhe ka vënë në plan të parë të pasmet.
Këngëtarja, e cila është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë për të ndërtuar karrierën e saj po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Ajo po shijon suksesin e këngës së fundit “Pika Pika”, ku në platformën YouTube ka grumbulluar mbi katër milionë shikime.
Ndërkaq, në ditët në vazhdim Melinda pritet të mbajë koncerte në vende të ndryshme. /Telegrafi/