Ajo është njëra nga personazhet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.
Fjala është për reperen Melinda Ademi, e cila përgjatë këtyre viteve në skenë ka sjell projekte e hite të shumta.
Ajo njëherësh është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërsa vetëm në Instagram numëron një milion fansa.
Bukuroshja, e cila shquhet për linjat trupore të bujshme, edhe në pozat e reja ka vënë në fokus fizikun atraktiv.
E veshur me një fustan dypjesësh të kuq, krijuesja e hitit “Nashta” vjen në formë të mrekullueshme.
Melinda ndërkohë është duke shijuar suksesin e këngës së re “X5”, të cilën e solli javë më parë në bashkëpunim me reperin Gjiko.
Për vetëm dy javë, projekti kaloi shifrën e tetë milionë shikimeve në YouTube. /Telegrafi/