Melinda Ademi cilësohet të jetë njëra prej artisteve më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar.
Ajo është mjaft aktive dhe njëherësh ndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme, ndërsa vetëm në Instagram numëron një milion njerëz.
Ditën e sotme (e diel) zeshkania ka publikuar disa imazhe tërheqëse, ku ka vënë në fokus linjat trupore.
E veshur me një fustan të shkurtër të veçantë dhe triko të zezë, bukuroshja e njohur ka arritur të marrë gjithë vëmendjen.
Ndërkaq, komplimentet nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit në hapësirën për komente.
“Unë ju hipnotizoj”, ka shkruar ajo krahas fotografive.
Melinda është akoma duke shijuar suksesin e këngës “X5”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Gjiko.
Dhe ky projekt deri më tani ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/