Site icon Telegrafi

Melinda Ademi me pamje të tjera provokuese nga xhirimet e klipit “Ay Caramba”

Ajo befason thuajse në çdo paraqitje që bën në rrjete sociale e po ashtu e tillë shfaqet edhe në klipet që realizon.

Fjala është për artisten Melinda Ademi, e cila tashmë ka finalizuar klipin e projektit të ri të quajtur “Ay Caramba”.

E njëjta ka ndarë disa pamje të reja nga videoklipi, në të cilin ka befasuar me linjat trupore njëherësh edhe me veshjen unike.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

25 vjeçarja shfaqet provokuese në një kostum rozë të përzier me portokalli, teksa për dukjen e saj u përkujdes Sellma dhe Kaci.

“Seksi kjo çika”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Komplimentet nuk munguan as nga pjesën e komenteve, fansat e së cilës mezi po presin për këngën.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Melinda ka bashkuar forcat për herë të parë me Nora Istrefin, gjersa ky do jetë bashkëpunimi i dytë me reperin Gjiko.

Kënga e yjeve pritet të lansohet nesër në mesnatë. /Telegrafi/

Exit mobile version