Site icon Telegrafi

Melinda Ademi nuk mungon me ‘twerk’ në një nga performancat e fundit në Zvicër

Ajo është njëra nga reperet shqiptare që zgjon vëmendje të madhe tek publiku sa herë që shfaqet nëpër rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Melinda Ademin, e cila duket të jetë një nga më të komentuarat në showbizin shqiptar.

Megjithëse gjatë gjithë verës ishte aktive me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare, ajo kohëve të fundit ka qenë shumë prezente nëpër klube të ndryshme të Evropës.

 

E njëjta ka marrë vëmendje në një paraqitje gjatë koncertit të mbrëmshëm të mbajtur në Zvicër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në disa publikime të fansave, 25-vjeçarja është kapur duke bërë ‘tëerk’ derisa interpreton hitet e saj.

 

Kjo nuk është hera e parë që Melinda shfaqet e tillë në skenë duke qenë se shquhet për energjinë e madhe.

Ajo këtë vit për të theksuar ishte mjaft aktive edhe me projekte e bashkëpunime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version