Reperja e njohur, Melinda Ademi është një prej artisteve më të kërkuara në tregun e muzikës shqiptare.
Autorja e “Melodia” krahas projekteve është mjaft e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikor.
Por, me fillimin e muajit të Ramazanit, Melinda përmes një postimi në Instagram ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat e saj.
Ajo ka thënë se nga sot (e enjte) kur edhe nisi maji i Ramazanit dhe deri në përfundimin e tij, reperja nuk do të jetë e pranishme në koncerte.
“Nga sot e deri në përfundim të Ramazanit nuk do të jem prezentë në koncerte. Me respekt, Melinda. Urime Ramazani të gjithë besimtarëve mysliman”, ka shkruar reperja në postim.
Ndryshe, Melinda aktualisht po e shijon suksesin e këngës së fundit “Mere” që solli në shkurt të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar gati 6 milionë klikime. /Telegrafi/