Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, po qëndron prej disa ditësh në Holandë.
Zeshkania, e ndjekur nga mbi një milion njerëz në Instagram, duket se po kalon një kohë të mrekullueshme atje.
Derisa po e shijon vjeshtën në Amsterdam, 26-vjeçarja nuk ka munguar edhe me disa imazhe të reja atraktive në Instagram.
Krijuesja e hitit “All night” mori vëmendje me paraqitjen elegante në një fustan ngjyrë kafe.
E njëjta ka theksuar linjat trupore në veshjen transparente, me ç’rast mori edhe komplimente të shumta.
Sa i përket anës profesionale, ajo vetëm pak javë më parë solli këngën e re “Milano” në bashkëpunim me reperin Finem.
Projekti i dyshes u prit mirë nga publiku dhe tani ka mbledhur miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/