Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, vazhdon të jetë e pëlqyer nga audience e gjerë.
Ajo për një kohë të gjatë ka qenë larg rrjeve sociale, pasi bëri të ditur se nëna e saj ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, në në postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka shpërndarë disa sekuenca të këngës së fundmi.
Reperja ka bërë të ditur se po feston suksesin e projektit, i cili ka mbërritur rreth 15 milionë klikime në YouTube.
“Mëkatare” mban titullin kënga, e cila në platformat digjitale është publikuar katër muaj më parë.
Melinda po ashtu ka paralajmëruar se do të sjell të reja nga karriera profesionale, por duke mos zbuluar detaje të tjera. /Telegrafi/