Reperja e njohur e estradës, Melinda Ademi, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 26-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Melinda vendosi që 26-vjetorin e lindjes ta shënojë me disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo ka pozuar në dhomën e saj të gjumit, e veshur me rebdeshambër, gjersa i gjithë ambienti ka qenë i stolisur me tullumbace enkas për ditëlindjen e saj.
“Një ditëlindje vërtetë e çantë”, shkroi aji në mbishkrimin e fotografisë, gjersa ja bashkangjiti tag-un “vajza e ditëlindjes” përshkrimit.
Komentet përbri fotografisë kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve, shumica prej të cilëve i kanë bërë urimet më të mira reperes për ditëlindje.
Melina përndryshe aktualisht është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “melodia”, i cili është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/