Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, si rrallë herë ka folur për jetën private.
Në një intervistë për “The Elite Way” me Elita Rudin, ajo e pranon për herë të parë se është e dashuruar.
Bukuroshja ka vendosur që mos ta thotë emrin e personit që ia ka rrëmbyer zemrën.
“Jam e dashuruar. Nuk po ju tregoj me kë. Jam në lidhje. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, u shpreh ajo.
E njëjta këtë periudhë ka qenë shumë e angazhuar me projekte muzikore, por edhe me koncerte.
Melinda vlen të ceket se që shumë vite është pjesë e estradës dhe tani ndër artistet më të kërkuara në treg.
Këngët e saj janë bërë hite gjithnjë dhe numërojnë miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/