Telegrafi

Melinda Ademi duket atraktive teksa prezanton stilin e ri të flokëve

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, po vazhdon të qëndrojë e izoluar në këtë kohë pandemie.

Derisa po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, shumë prej personazheve publike kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë ndonjë këshillë, mesazh sensibilizues apo ndonjë fotografi me ndjekësit e tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe reperja e cila jeton dhe vepron në Amerikë, teksa ka ndarë një imazh tërheqës në llogarinë zyrtare, Instagram.

Ajo njëherësh ka prezantuar edhe stilin e ri të flokëve dhe ka vënë në pah fizikun e saj atraktiv.

“Kur nuk ke çfarë bën në shtëpi”, janë fjalët që ka shkruar pranë imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Për dukjen u komplimentua edhe nga ndjekësit e shumtë, pasi vetëm në këtë rrjet numëron 950 mijë.

Të shtunën në mbrëmje përndryshe u testuan 13 raste për coronavirus në IKSHPK, ndërsa të gjitha dolën negative.

Aktualisht, janë vetëm pesë persona të prekura me COVID-19 që po trajtohen në QKUK dhe gjendja e tyre sipas raportimeve është stabile. /Telegrafi/