Telegrafi

Melinda Ademi dhe Skerdi publikojnë këngën e re “Mafioza”

Foto: Screenshot/YouTube

Artistët shqiptarë, Melinda Ademi dhe Skerdi, kanë publikuar sot (e diel) këngën e re.

“Mafioza” mban titullin bashkëpunimi i parë i tyre, të cilin e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Reperja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klipin e realizuar në Budva.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet këngëtarët me producim nga Big Bang (Red Box Entertainment).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Melodia u realizua nga Skerdi, kurse për videon u përkujdes produksioni Imagine Films.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit janë shumë të pëlqyer nga publiku, ndonëse besohet që edhe ky duet do jetë një nga hitet e verës.

Veç kësaj, dyshja e showbizit janë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/