Vetëm një muaj pasi solli duetin shumë të suksesshëm me Argjentina Ramosajn, këngën “Pa ty”, këngëtari Seven Saraqi ka sjell edhe një tjetër duet.
Kësaj radhe ai vjen në bashkëpunim me këngëtaren e re Melinda Ademi në një këngë të titulluar “Lulija”.
Kënga është një ripërpunim i këngës së famshme popullore “Lulija”, gjersa ka edhe disa pjesë të shtuara nga vet dyshja.
Masteringu i këngës është punuar nga DjR Beatz, gjersa për tekstin janë kujdesur Tonic dhe Denk.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, i cili i sjell dyshen me një performancë atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, Entermedia.
Përndryshe, Seven Saraqi vazhdon të jetë një emër mjaft aktiv dhe i angazhuar në projekte të reja dhe koncerte të shumta. /Telegrafi/