Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.
Bëhet fjalë për reperen Melina Ademi, e cila vetëm dy ditë më parë u befasua me një festë madhështore për ditëlindjen e 26-të.
Derisa po vazhdon ende të jetë e ‘zhytur’ në kremten e përvjetorit të lindjes, bukuroshja ka sjell disa imazhe të tjera me fustanin që e zgjodhi për ditëlindje.
Në fotosesionin e ri, krijuesja e hitit “Nashta” vjen në formë të mahnitshme në një fustan të gjatë shkëlqyes.
Komplimentet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta, duke e përgëzuar për dukjen dhe ‘look’-un atraktiv.
Postimi akoma pa bërë një orë ka mbledhur mbi 45 mijë pëlqime.
Krahas kësaj, Ademi momentalisht po shijon suksesin e këngës së re të quajtur “Melodia”.
Ky projekt për dy javë kaloi shifrën e pesë milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/